Frika nga protesta e grave, Pallati Presidencial rrethohet me barrikada para 8 marsit

Autoritetet në Meksisë kanë ngritur barrikada të larta çeliku rreth Pallatit Presidencial përpara protestave të planifikuara Ditën Ndërkombëtare të Grave më 8 Mars.

Presidenti López Obrador sqaroi se vendosja e gardheve rreth Pallatit Presidencial  dhe monumenteve të tjera para marshimit të 8 Marsit është për mbrojtjen e protestuesve dhe ndërtesave historike.

Nga Maxcanú, Yucatán, presidenti pohoi se “nuk është frikë” dhe se gardhet janë për të mbrojtur Pallatin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu që të mos ketë provokime si në marshimin e fundit ku bomba dhe eksplozivë u hodhën në derën e ndërtesës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai vuri në dukje se të gjithë kanë të drejtë të protestojnë dhe të demonstrojnë, por që ka “shumë provokime, shumë njerëz që infiltrojnë dhe që e kërkojnë atë është të shkaktojë dëm”.

“Ne nuk duam që asnjë palë të lëndohet, domethënë nuk duam që forcat e sigurisë publike të lëndohen dhe nuk duam që gratë që protestojnë të preken dhe të dëmtohen”- tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?