Frika nga sulmet e hakerëve: Votimi elektronik, ‘i rrezikshëm’ në Zvicër

Nga frika e sulmeve të hakerëve dhe humbja e demokracisë, dy këshilltarë politikë synojnë të parandalojnë votimin elektronik.

Për këshilltarin kombëtar SVP të Luzernit, Franz Grüter dhe këshilltarin e FDP-së, St Gallen, Marcel Dobler, votimi elektronik është një ‘ferrë në sy’, siç shkruan “Zentralschweiz am Sonntag”.

Arsyet e tyre thuhet të jenë, nga njëra anë, rreziku i sulmeve të hakerëve. Nga ana tjetër, sipas Grüter, votimi elektronik është një kërcënim i madh për demokracinë tonë. Për Dobler, metoda është shumë e vështirë dhe shumë e shtrenjtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prandaj ata duan të parandalojnë planet e qeverisë për të realizuar një projekt të tillë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri në vitin 2019 dy të tretat e kantoneve do të përdorin sistemin elektronik të votimit, por futja do të bëhet në baza vullnetare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?