Frika nga vala e dytë e Covid-19, Katalonja mbyll jetën e natës

Europa është në mes të frikës së një vale të dytë të Covid-19 dhe masat e reja ka filluar t’i marrë Spanja, që po preket nga shtimi i rasteve të reja.

Katalonja ka mbyllur jetën e saj të natës për dy javë, pasi qytetet po njohin rritje të rasteve.

Ka një frikë në rritje se virusi po përhapet nga njerëzit që shkojnë në bare dhe klube nate dhe kufizimi i tyre mund të jetë i nevojshëm për të ndaluar rritjen e rasteve.

Kur nuk ka kaluar ende një muaj që kur Spanja i dha fund gjendjes së emergjencës, qytete mes të cilëve Barcelona, Zaragoza dhe kryeqyteti Madrid, kanë parë një rritje infektimesh, shkruan BBC.

Britania e Madhe, Franca dhe Norvegjia, kanë deklaruar se të gjithë shtetasit që do kthehn nga Spanja drejt këtyre vendeve do të karantinohen.

Franca dhe Gjermania gjithashtu kanë parë rritje të rasteve të reja, pasi kombet po luftojnë midis kufizimit të virusit dhe rihapjes së ekonomive.

Deri më tani janë shënuar 648 mijë viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 16,2 milion të infektuar në të gjithë botën.

SHKARKO APP