Frikë dhe në Greqi nga koronavirusi, qeveria merr masa urgjente

Koronavirusi ka alarmuar botën mbarë, teksa janë shënuar të infektuar dhe viktima në shumë vende. Së fundi, ky virus vdekjeprurës, që shpërtheu në Kinë në fund të dhjetorit 2019, është kthyer tashmë në alarm edhe në Evropë, teksa ka shënuar një viktimë në Francë dhe katër në Itali, ndërsa ka të infektuar në shumë shtete të tjera.

Paniku ka mbërritur edhe në Greqi e Shqipëri, ku janë marrë masa të shumta në të gjitha pikat kufitare. Ndonëse deri më tani nuk raportohet për asnjë të infektuar në Greqi, qeveria greke po merr masa urgjente për t’u përballur me situatën, që mund të ndryshojë nga dita në ditë.

Ndërkohë, dy shtetasit grekë, që ishin kthyer nga kroçiera në Japoni, pas kontrolleve mjekësore, kishin rezultuar negativ, pra nuk ishin të prekur nga koronavirusi, por që vijojnë të mbahen në karantinë.

SHKARKO APP