Frikë nga koronavirusi në Britani, shtohet numri i të prekurve
Një student nga universiteti i Oksfordit rezultoi pozitiv me koronavirus ditën sotme. Autoritetet thanë se i riu është izoluar menjëherë, ndërsa rreziku është i pakët që ai të ketë infektuar të tjerë studentë.
I infektuari vinte nga një udhëtim jashtë ishullit. Ndërkohë që numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 211 raste. Autoritet janë mjaft të alarmuara, ndërsa deri më tani viktima janë 2.
Por autoritet në ishull ndërkohë po përgatiten për më të keqen. Kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon, tha se tani është çështja kohe që Britania e Madhe të përballet me një shpërthim të epidemisë.