Fruthi godet dhe Italinë, 164 raste dhe 2 të vdekur brenda muajit
Sëmundja e fruthit ka prekur dhe Italinë duke vënë në alarm autoritetet.
Ministrja italiane e Shëndetësisë, Beatrice Lorenzin, ka informuar se statistikat e fundit nuk janë të mira.
“Vetëm gjatë muajit janar 2018 janë regjistruar 164 persona të prekur me fruth e dy viktina”, tha ajo.
“Dy viktimat e regjistruara janë në moshën 41 e 38 vjeç për shkak të komplikimeve të rënda që kanë pasur në rrugët e frymëmarrjes.”
Mjaft prej personave të prekur me fruth janë kuruar në spital.
“Këto fakte na bindin se betejat për sigurinë e shëndetit nuka kanë marrë fund. Mos bini pre e propagandës antishkencore. Vaksinimi mbetet arma e vetme ndaj mbrojtjes së shëndetit” u shpreh ministrja e Shëndetësisë.
KOHA JONË SONDAZH

