Fryjnë erëra lufte
Çështja ruse, e cila është në thelb një çështje kufijsh, ka vazhduar të krijojë tensione dhe, paralelisht, në Azi, një kontinent ka dalë nga një letargji e gjatë, është afirmuar ekonomikisht dhe, ashtu si Evropa e djeshme, është duke kërkuar një ekuilibër mes të fuqive të veta të mëdha. Paralizuar nga Kina ashtu si Evropa ishte e paralizuar nga Franca e Luigjit XIV dhe Napoleonit, Azia është e mbushur me konflikte që ziejnë në Detin e Kinës. Dhe pastaj janë botët myslimane. Sepse Lindja e Mesme po hyn në një “Luftë Njëqind Vjeçare.
Të bëjmë kujdes që të mos mësohemi me idenë. Duhet të jemi të vëmendshëm ndaj profecive vetëpërmbushëse, edhe pse nuk ka dyshim që në ajër ndjehet një “erë lufte”, një ndjesi gjithnjë e më e fortë, se diçka do të ndodhë, pothuajse një nevojë për të vendosur, një herë e mirë dhe për të gjithë, ekuilibrat e fuqive në këtë botë që ngjall kaq shumë frikë, për shkak se nuk e kuptojmë dot më.
Situata në të cilën e gjejmë veten sot, nuk është krijuar në një ditë. Ajo është rezultat i një evolucioni të ngadaltë dhe të gjatë, pothuajse të padukshëm. Por në qoftë se duam t’i vendosim një datë këtij ndryshimi epokash, duhet të shkojmë pas në pranverën e vitit 2014. Në mars të atij viti, Rusia aneksoi Krimenë. Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, një fuqi evropiane aneksoi territorin e një tjetër fuqie evropiane dhe Rusia filloi menjëherë të nxisë, mbështesë dhe financojë një lëvizje separatiste në lindje të Ukrainës, e cila është ende aktive.
Mund të thuhet se Krimea kish qenë ruse deri në vitin 1954, që Ukraina lindore është po aq ruse sa edhe ukrainase, dhe se Kremlini i trembej një afrimi midis Ukrainës dhe Aleancës Atlantike, që do i shkaktonte humbjen e bazës detare të Sevastopolit. Por mund të argumentohet edhe që Krimea ka qenë osmane para se të bëhej ruse, dhe që gjithësesi është në themel Tatare, edhe pse mbetet fakti që ka pasur një aneksim, në shkelje të të gjitha ligjeve.
Një tabu e rëndësishme është shkelur dhe pasojat …/bota.al