Fshehu skandalin seksual/ Papa Françesku pranon dorëheqjen e kardinalit Barbarin
Papa Françesku ka pranuar dorëheqjen e kardinalit francez, Philippe Barbarin, disa javë pasi ky i fundit është liruar nga Gjykata e Apelit në një rast që lidhej me fshehje të abuzimit seksual të fëmijëve.
Distrikti i Lionit ka thënë të premten se Papa ka pranuar dorëheqjen e Barbarinit, pas një skandali që pati shokur kishën e Francës, ngjarje e cila më pas ishte shndërruar edhe në film më 2018. Barbarin, 69-vjeçar, kishte kërkuar të largohej nga pozita që kishte vitin e kaluar, kur ishte dënuar për akuzat ishte dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht, shkruan Rel.
Në atë kohë, Papa kishte kundërshtuar kërkesën e tij, duke cituar parashikimet për pafajësinë e tij, derisa të përfundojë procesi në Gjykatën e Apelit. Më 30 janar, Gjykata e Apelit në Lion ka thënë se Barbarin nuk ka shkelur ligjin, i cili kërkon që supozimet për abuzime seksuale ndaj fëmijëve të marrin vëmendjen e autoriteteve.
Akuzat lidhen me një numër pretendimesh për abuzime nga prifti Bernard Preynat në vitet 1980, para se Barbarin të emërohej kardinal në Lion më 2002. Dhjetëra burra kanë thënë se ai ka abuzuar me ata sa kanë qenë fëmijë.
Ky njëherësh ka qenë rasti i tretë i ngritur kundër kardinalëve francezë, teksa Kisha Katolike në gjithë botën përballet me histori të abuzimeve të prifërinjve pedofilë.