‘Fu*k you Erdogan’/ Provokojnë grekët, presidenti turk padit gazetën. Reagojnë të dy qeveritë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan paraqiti përmes avokatëve të tij një padi kundër redaktorëve të gazetës Greke “Dimokratia” mbi titullin e një faqeje të parë të premten që shkoi.

Lajmi u transmetua nga agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë, Anadolu, duke iu referuar një faqe të parë “ofenduese” rreth Erdogan.

Të premten, ambasadori grek në Turqi u thirr për shpjegime mbi këtë çështje, siç u njoftua nga Ministri i Jashtëm i vendit, Mevlüt Cavusoglu.

Faqja e parë që provokoi reagimin e Ankarasë u titullua “” (Fu*k you z. Erdogan).
Ministria e Jashtme Greke e kishte dënuar botimin nga fillimi në një deklaratë duke nënvizuar sa vijon: “Liria e shprehjes dhe liria e shtypit janë plotësisht të garantuara në Greqi. Ky fakt nuk e mohon detyrimin për të abstenuar nga fyerjet ndaj ndonjë personi, aq më tepër ndaj udhëheqësve të huaj. Përdorimi i shprehjeve fyese është e dëmshme për kulturën politike të vendit tonë dhe e dënueshme”.

SHKARKO APP