Fundi i ISIS? Ja lëvizja ushtarake që ka rrethuar…

Forcat Demokratike të Sirisë (SDF) njoftuan se kanë hyrë në qytetin sirian nga rrethi lindor i Al-Meshlebit, pas sulmeve të rënda ajrore nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja. Javën e kaluar ushtria mori dorëzimin e të armëve nga SHBA, duke përfshirë AK-47 dhe armë të një kalibri të vogël.

Veprimi nga Pentagoni për të furnizuar me armë u kritikua nga Turqia, e cila e konsideron Njësitë e Mbrojtjes së Popullit të SDF (YPG) si një zgjerim i grupit terrorist i PKK “Partia e Punëtorëve Kurdë”. Por Pentagoni e ka përshkruar SDF si “forcën e vetme në terren që mund ta kapë me sukses “Raqqën” në të ardhmen e afërt”.

Zëdhënësi i SDF, Talal Silo tha për “Reuters” se beteja e Raqqa-s filloi të hënën dhe luftimet do jenë të ashpra “sepse Daesh do të vdesë për të mbrojtur të ashtuquajturin kapitalin e tyre”. Silo tha se sulmi kishte filluar nga veriu, lindja dhe perëndimi i qytetit, i cili kufizohet në jug me lumin Eufrat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Militantët e Shtetit Islamik e bënë “Raqqa” kryeqytetin e saj de facto në vitin 2014, duke goditur qytetin me sulme ajrore si nga qeveria siriane, ajo Ruse, Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komandanti i fushatës “Raqqa”, Rojda Felat, tha se luftëtarët e SDF, po sulmonin qarkun e al-Mishlab në periferi juglindore të qytetit, duke konfirmuar një raport të mëparshëm të Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut. “Koalicioni ka një rol të madh në suksesin e operacioneve. Përveç luftrave, ka forca që punojnë krah për krah me SDF”,-tha ai për “Reuters”.

Sulmi përputhet me fazat përfundimtare të sulmit të mbështetur nga SHBA-ja, kjo për të rimarrë qytetin iraken të Mosulit nga ISIS. Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara tha se lufta për “Raqqa” do ti jepte një “goditje vendimtare idesë së ISIS-it si një kalifat fizik”.

“ISIS kërcënon të gjitha kombet tona, jo vetëm Irakun dhe Sirinë, por edhe në vendin tonë. Kjo nuk mund të qëndrojë. Sapo ISIS të mposhtet në Mosul dhe (Raqqa), do të ketë ende shumë luftime të ashpra përpara”, tha ai.

Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?