Fundi i koronavirusit? Eksperti kinez: Parashikohet të vazhdojë të paktën deri në qershor

Koronavirusi ka vënë në alarm të gjithë botën teksa pak ditë më OBSH e shpalli atë një pandemi globale.

Ekspertët vlerësojnë se COVID-19 mund të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm.

Virusi pritet të shkaktojë një seri sfidash si për ata që vuajnë nga sëmundja, ashtu edhe për ata që janë të shëndetshëm, shkruan experss.co.uk.

Një epidemiolog kinez tha se COVID-19 mund të vazhdojë të qarkullojë për muajt e ardhshëm.

Duke folur në një konferencë shtypi nga qyteti i Guangzhou, Kinë muajin e kaluar, Zhong Nanshan, ish-presidenti i Shoqatës Mjekësore Kineze që zbuloi shpërthimin e SARS në vitin 2003, tha se virusi mund të qarkullonte deri në verën e këtij viti.

Ai tha: “Zhvillimi i epidemisë globale parashikohet të vazhdojë deri të paktën në qershor”.

Ekspertë të tjerë janë dakord me mendimin e Nanshan.

Përhapja e SARS në 2003 arriti të infektojë më shumë se 8,000 njerëz, por virusi u zbeh ndërsa moti u ngroh.

Doktor Howard Markel, drejtor i Qendrës së Historisë së Mjekësisë në Universitetin e Miçiganit, tha që virusi mund të luftohet pasi njerëzit gradualisht zhvillojnë imunitet.

Ai tha: “Nëse do të kisha parashikuar, unë do të thosha se është shumë e mundshme deri në maj ose qershor ose korrik dhe ky virus do të shkatërrohet vetë”.

Deri më tani koronavirusi ka shkaktuar 6,256 viktima dhe 170, 237 të infektuar në të gjithë botën.

SHKARKO APP