”Fundi i një epoke”, Nancy Pelosi: Një brez i ri duhet të udhëheqë grupin demokratik
Pas më shumë se 1 javë nga mbajtja e zgjedhjeve në SHBA, tashmë është zyrtare se republikanët fituan kontrollin e dhomës së përfaqësuesve, duke ndryshuar balancën e pushtetit në Uashington.
82-vjeçarja Nancy Pelosi, thotë se nuk do të kandidojë për një post drejtues, një lëvizje që shënon fundin e një epoke dhe krijon një ndryshim të madh për demokratët e Dhomës.
Në një fjalim në katin e Dhomës të enjten, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve mbrojti arritjet legjislative të partisë nën udhëheqjen e saj. ”Tani ne duhet të lëvizim me guxim në të ardhmen. Ka ardhur ora që një brez i ri të udhëheqë grupin demokratik”