Fundi i shtetit islamik, Siria rimerr kontrollin e territorit të fundit të ISIS

Militanët e ISIS kanë humbur bazën e tyre të fundit. Forcat ushtarake siriane rimorën nën kontroll qytetin Deir al-Zour, fortesën e fundit të Shtetit islamik në Siri. Qyteti është çliruar totalisht nga terorrizmi, njoftoi televizioni shtetëror sirian.

Qeveria siriane shpalli fitore ndaj Shtetit Islamik këtë të premte, një goditje e madhe për xhihadistët, pasi kanë humbur bastionin e tyre të fundit në Siri. Të tjera burime thonë se ushtria siriane dhe aleatët e saj po spastrojnë zonat e fundit rezistente të ISIS, nga disa grupime të vogla militante.

Forcat Demokratike të Sirisë (SDF) dhe qeveria  siriane, të mbështetura nga sulmet ajrore ruse dhe forcat ushtarake libaneze, kryen sulme të ndara në provincën Deir al-Zour.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi terrorist ka pasur nën kontroll qytetin që prej vitit 2014. Për ISIS ishte një nga zonat më të rëndësishme strategjike për shkak të afërsisë me kufirin Irakien. Deir al-Zor, në bregun perëndimor të Eufratit, është qyteti më i madh dhe më i rëndësishëm në Sirinë lindore, pasi është dhe qendra e prodhimit të naftës siriane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Muajin e kaluar, një bashkëpunim i  forcave siriane mbështetur nga Shtetet e Bashkuara rimorrën qytetin lindor Raqqa që konsiderohej si selia e “kalifatit”. Rreth 350,000 civilë në atë zonë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre.

Shteti Isalmik ka pësuar një seri humbjesh muajt e fundit edhe nga forcat e qeverisë irakiane, të cilët po përparojnë përgjatë lumit Eufrat në anën tjetër të kufirit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?