Fundi i Trump? Ish-aleati: Presidenti heq dorë dhe largohet në vjeshtë
Donald Trump po përgatitet të japë dorëheqjen dhe largohet në vjeshtë “ose më shpejt”, ka deklaruar një ish-aleat i Presidentit Amerikan. Tony Schwartz, tha se Trump do të japë dorëheqjen në këmbim të imunitetit që do të marrë nga hetimet se Rusia ndikoi në zgjedhjet presidenciale Amerikane.
Tabloiti britanik “Daily Express”, shkruan sot se: Schwartz, i cili u bë i afërt me Trump duke shpenzuar 18 muaj bashkëpunim përgjatë viteve 1980, sot shprehet se: “Rrethi mbyllet me shpejtësi verbuese. Trump do të japë dorëheqjen dhe do të deklarojë fitore përpara se Mueller dhe Kongresi ta lënë atë pa asnjë zgjedhje. Do të isha i habitur nëse ai do të qëndrojë deri në fund të vitit. Më shumë gjasa jep dorëheqjen. Ai e ka kaluar linjën e pranueshmërisë dhe tani nuk ka kthim. Sendet e Rusisë do të jenë të mëdha. Ai nuk dëshiron të shkojë në burg”.
Schwartz ka qenë një kritik i zjarrtë i Trump gjatë shtatë muajve të parë të presidencës së tij, ku shton se situata po arrin pikën kulminante. Trump dhe ekipi i tij janë përfshirë gjithashtu në polemika mbi masën në të cilën ndikimet ruse janë përfshirë në zgjedhjet e vitit të kaluar.
Ai gjithashtu e ka zhvendosur botën në prag të luftës së tretë botërore, duke abstenuar nga rrjedha e veprimit me Korenë e Veriut dhe duke përshkallëzuar situatën në atë masë ku Kim Jong-un njoftoi se po përgatitej të sulmojë territorin e Shteteve të Bashkuara.
Schwartz beson se Trump do të detyrohet nga zyra që të “hedh në erë botën” në një përpjekje të rëndë për t’u dukur i rëndësishëm. “Trump duhet të jetë i izoluar. Fundi është afër dhe ai do të hidhte në erë botën për të provuar se është i rëndësishëm. Ne duhet të qëndrojmë në opozitë çdo ditë”.
Schwartz ka pranuar se ai ka një faj të madh për rritjen e profilit të Trump. Vitin e kaluar ai këshilloi falas fushatën e Hillary Clinton, duke shpjeguar se: “Ky është pendimi im për krijimin e një njeriu që është bërë një përbindësh dhe kam kaluar 30 vite duke u ndjerë keq për këtë. Tani ndihem sikur unë duhet të tregoj se askush nuk qëndron prapa perdes”.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

