Fundjava e përgjakur, 13 viktima dhe 32 të plagosur

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tronditur nga ngjarjet e fundjavës. Një fundjavë e mbushur me akte dhune ishte ajo festës së Ditës së të Rënëve në Çikago dhe St.Louis, ku u raportuan 13 viktima dhe 32 plagosur në disa ngjarje të ndryshme kriminale, shkruan Daily Mail.

4 persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën në 16 incidente të ndryshme me armë në St. Louis të Missourit gjatë mbrëmjes së të dielës.

Ngjarja e parë e rëndë e fundjavës u regjistruar të shtunën, ku një person u dërgua në spital me plagë armësh zjarri pasi ishte qëlluar në rrugën Thekla. Më pas, një 14-vjeçare qëllua në bllokun 1400 të North Market.

Nuk munguan edhe ngjarjet e rënda, ku protagonistë ishin edhe adoleshentët, mes të cilëve pati edhe viktima, si rasti i një 15-vjeçari, i cili u gjet i plagosur në Evan dhe ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve. Sipas policisë së St.Louis, ai u qëllua nga një shok, ndërsa luanin me armën.

SHKARKO APP