Fuqia ushtarake e ISIS po merr fund por jo kërcëmini
Prej dy ditësh më 23 e 24, nëntor po zhvillohet në Romë seminari i Grupit Special të vendeve të Mesdheut e të Lindjes së Mesme të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Të pranishëm janë 150 deputetë nga 35 vende të ndryshme mes të cilëve dhe deputetë nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Bosnja, Izraeli, Egjipti, Tunizia, etj.
Në qëndër të këtij seminari është çështje e sigurisë ndërkombëtare, kërcënimi nga terrorizmi islamik për Europën e vendet e Ballkanit Perëndimor, rreziku ndaj radikalizimit e ekstremizmit të dhunshëm të tij.
Pjesëmarrës në këtë seminar janë Kryeministri Italian Paolo Gentiloni, Ministri i Brendshëm Italian Marco Minitti. Ministri i Jashtëm Angelino Alfano, Ministrja e Mbrojtjes Roberta Pinotti, Ministri i Drejtësisë Andrea Orlando si dhe kryetarët e Dhomës së Deputetëve e të Senatit të Parlamentit italian, Laura Boldrini e Pietro Grasso.
Gjatë fjalës së tij Ministri i brendshëm italian kërkoi bashkimin e të gjitha forcave ushtarake, të forcave të shërbimit të inteligjencës si dhe bashkëpunimin politik të të gjitha vendeve të këtij grupi special të Natos për t’i dhënë një përgjigje unike e të fortë shtetit islamik ISIS.
“Fuqia ushtarake e Isis po merr fund, por jo kërcënimi që ai përfaqëson“, u shpreh Ministri i Brendshëm italian duke iu referuar goditjes dramatike ushtarake që ka pësuar gjatë muajve të fundit ISIS pas rënies së Mosul e Raqqua.
“Po vetë Mosul e Raqqua, tha ministri italian , janë një minierë informacioni ndaj foreign fighters, prandaj është i domosdoshëm bashkëpunimi ndërkombëtar, pa harruar rrjetin e shkëmbimit të informacioni i ngritur deri më tani, me një aktivitet të rëndësishëm në parandalimin e sulmeve terroriste.”
Numri 1 i Ministrisë së Brendshme italiane evidentoi rrezikun e mundshëm të një ringjallje të terrorizmit për shkak të rikthimit të foreign fighters-ave të mbijetuar të ISISm në mënyrë të vecantë drejt Bashkimit Europian e Afrikës Veriore.
Ndaj kësaj çëshjte një rol kyç luan dhe rajoni i Ballkanit, për përvojat që ka pasur me problematikat e radikalizimit por dhe për rrezikun e “ujqërve të vetmuar” apo “grupimeve të vogla” që veprojnë pa komandë.
Sa i takon radikalizimit e rekrutimit të luftëtarëve të rinj të Isis, Seminari i Natos në Romë, evidentoi si faktor kryesor internetin, e domosdoshmërinë e vendosjes së bazave për një aleancë me big-ët e web-it për të luftuar bashkarisht rrezikun nga terrorizmi përmes internetit.
Seminari i Asamblesë Parlamentare të Natos së Grupit Special për Mesdheun e Vendet e Lindjes mori në diskutim dhe cështjen e situatës aktuale në Siri, Irak . Libi e në Afrikën veriore si dhe analizoi problematikat kryesore të lidhura me krizën e emigracionit.
KOHA JONË SONDAZH

