Furnizonin sheshet e Bolonjës me kokainë e heroinë, shkatërrohet banda italiane. Droga vinte nga Shqipëria…

Policia italiane ka përfunduar me sukses operacionin e koduar “Maxi”, duke vënë në dispozicion masa të rrepta ndaj tregtarëve të drogës. Këtë mëngjes janë lëshuar 14 urdhra ndaj anëtarëve të organizatës të trafikut të lëndëve narkotike.

Banda trafikonte kryesisht heroinë e kokainë në sheshet e Bolonjës dhe periferive. Nga 14 urdhrat e lëshuar, 6 vetë janë vendosur në arrest shtëpiak, si dhe për 6 u mor masa e qëndrimit në qytetin metropolitan ku banojnë. Midis tyre ka edhe dy bolonjezë të lindur në 1989 dhe 1985, ndërsa dy italianë të tjerë (një më 1980 nga Caserta dhe një 25 vjeç nga Melfi) tani janë nën arrest shtëpiak.

Masa të njëjta janë dhënë edhe për tri tunizianëve dhe një rusi. Gjykata mori masën e ndalimit të mëtejshëm në territorin italian për pesë shtetas tunizianë dhe një shqiptar. Të gjithë janë midis 25 dhe 35 vjeç. Sipas hetimeve të policisë, ngarkesat e drogës vinin nga Shqipëria. Hetimet kanë treguar se për kokainën, heroinën dhe lloje të tjera të drogërave përdoreshin emërtime të ndryshme si “qumësht” etj, duke e bërë thuajse të pamundur identifikimin e menjëhershëm të mallit që shitej.

Në përfundim të operacioneve të shumta, u kapën gjithsej katër kilogramë heroinë, një kokainë, një pistoletë gjysmë automatike dhe njëqind mijë euro para të gatshme. Policia zbuloi se banda sa vinte dhe rritej në numër dhe në aktivitet kriminal, ndërsa edhe pasuria e anëtarëve të bandës kriminale është sekuestruar.

SHKARKO APP