“Furtunë” në BE, krijohet ushtria pa pëlqimin e bllokut, në rrezik Schengen
Jean-Claude Juncker ka zbuluar planet për një ushtri të gjerë në BE, të cilën ai po përpiqet ta krijojë pa pëlqimin e bllokut. Presidenti i Komisionit të BE-së, përmendi planet për anëtarësimin universal të Eurozonës dhe Schengenit, për planet e hollësishme për një ministër të pavarur të financave në BE si dhe rekomandoi që presidencat e Bashkimit Europian dhe Këshillit Europian të bashkohen.
Por planet e tij për një ushtri të BE-së u pritën me alarm nga disa, por Juncker tha se Bashkimi Europian duhet gjithashtu të ketë më shumë ndikim në skenën botërore.
“Unë mendoj se ka ardhur koha për të marrë vendime të politikës së jashtme në raste të caktuara me një shumicë të cilësuar. Dhe kjo lejohet, sipas traktateve ekzistuese, përderisa ka një vendim unanim nga Këshilli i BE-së dhe ka arsye për ta bërë këtë, dhe kjo do ta bënte punën tonë më efikase. Në fushën e mbrojtjes kërkohet më shumë përpjekje. Ngritja e një fondi europian të mbrojtjes është në axhendën tonë. Bashkëpunimi i strukturuar i përhershëm në fushën e mbrojtjes është në rrugë të mirë. Deri në vitin 2025 do të na duhet një Bashkësi e Mbrojtjes Europiane funksionale. Ne kemi nevojë për atë dhe NATO do të donte që ne ta kishim atë”,-u shpreh Presidenti i Komisionit të BE-së.
Fjalimi për thirrjet për ushtrinë, u kundërshtua nga deputeti austriak Harald Vilimsky, i cili nisi një sulm të ashpër mbi bllokun pas fjalimit shumë të pritur të Juncker.
Duke refuzuar vizionin e një uniteti më të ngushtë, nënkryetari i partisë për Europën e Kombeve dhe Lirisë (ENF), tha: “Ata flasin për një bashkim të mbrojtjes, por ne nuk e duam atë. Ajo që duam ne austriakët, është që ne jemi një vend neutral në Austri, nuk duam të marrim pjesë në bashkimin e mbrojtjes”.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

