Fushata e vaksinimit për Covid-19, britanikët optimistë dhe hezitues

Qytetarët në Mbretërinë e Bashkuar mirëpritën nisjen e vaksinimit në masë të popullatës ndaj Covid-19. Disa kryeqytetas në rrugët e Londrës, thanë se personalisht nuk janë të sigurt nëse do e marrin atë, por shumica janë optimist se kjo mund të jetë rruga drejt fundit të kësaj pandemie.

”Po, jam e gatshme ta marr. Bëj pjesë në kategorinë e personave shumë të rrezikuar, shpresoj që ta marr si pjesë e fushatës, në një të ardhme të afërt dhe më pas të kthehem në normalitet”, thotë 34-vjeçarja Nadia Sheppard.

Lucille Boulic thekson se është diçka e mirë, veçanërisht për të moshuarit. ”Nuk jam i sigurt nëse do e marr akoma, të them të vërtetën, sepse nuk kemi kohë mjaftueshëm të mendojmë për efektet dhe gjithçka tjetër”,-tha 34-vjeçarja.

E gjithë bota i ka sytë nga Mbretëria e Bashkuar për mënyrën sesi zhvillohet kjo fushatë imunizimi, pasi furnizon shpresën e një kthimi të mundshëm në normalitetin para pandemisë së Covid-19.

SHKARKO APP