Futen për të vjedhur në shtëpi, shqiptarit i ndodh gjëma. Aksidentohet me makinë teksa arratisej dhe arrestohet

Tre shqiptarë janë pikasur nga një person mbrëmjen e djeshme në Modena teksa ishin duke vjedhur në një banesë.

Policia është vënë në ndjekje të tyre, por ka mundur të arrestojë vetëm një 48-vjeçar pasi dy të tjerët janë larguar në këmbë nëpër fusha.

Shqiptari është përplasur me një makinë tjetër teksa tentonte të largohej me “Mercedesin” e tij, dhe ka lënë të plagosur një çift, ku fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai madje ka pasur edhe sherr me policinë në momentin e ndalimit. Nga grabitja në banesë ai kishte mundur që të merrte një orë dhe 200 euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?