Fyeu myslimanët, Trump surprizon në ceremoninë e inaugurimit!

Një prej deklaratave më shokuese gjatë fushatës së Donald Trump ishte ajo për myslimanët, ku deklaronte se nuk do t’i lejonte ata që të futen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tashmë që është bërë zyrtarisht Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara, në ceremoninë e inaugurimit të tij, nuk kanë munguar edhe këndime të Kuranit, librit të shenjtë të Islamit.

Për këtë, një imam ishte ftuar për të lexuar disa ajete kuranore gjatë përurimit të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkë me Trump, ishte e pranishme edhe zonja e parë, Melania Trump si dhe zëvendësi i tij, Mike Pence.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fakt, kjo nuk është e pazakontë, pasi është vazhdimësi e shërbimit të lutjeve në Shtëpinë e Bardhë në kuadër të diversitetit të besimit.

Në lutje janë përfshirë të gjitha besimet fetare, ungjillore, katolike, ortodokse, hebraike, mormonët, budistët, besimi Bahá’í, Sikht, etj.

Shërbimi i lutjeve të zhvilluara të shtunën në mëngjes është një traditë që fillon me Presidentin Xhorxh Uashington, ndërsa u rivendos sërish në vitin 1933 nga Presidenti Franklin Roosevelt, duke vazhduar pa ndërprerje që prej atëherë.

Me sa duket, tani që mori kreun e Shtëpisë së Bardhë, Trump duket se ka ndryshuar jo pak.

Mbase, deklaratat e forta kundër myslimanëve ishin të gjitha retorikë për fushatë e për të fituar më shumë vota në radhët e atyre që janë islamo-fobë.

/Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?