G7: Të ndalojë lufta në Gaza e të lirohen pengjet

Izraeli nisi një sulm ndaj Iranit në shenjë hakmarrjeje orët e para të mëngjesit të 19 prillit, një veprim që kërcënon të përshkallëzojë më tej konfliktin rajonin e Lindjes së Mesme. Izraeli kishte paralajmëruar se do t’i kundërpërgjigjet Iranit, pas sulmit me mbi 300 dronë e raketa.

“Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të pengjeve dhe një armëpushim të qëndrueshëm që lejon një rritje të ndihmës humanitare të nevojshme urgjentisht për t’u ofruar në mënyrë të sigurtë në të gjithë Gazën”,-shkruhet në deklaratën e përbashkët të vendeve të G7.

”Në këtë kontekst, ne mbështesim fuqimisht përpjekjet ndërmjetësuese të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët rajonalë drejt qëllimit, të respektuar nga të gjitha palët, për të sjellë një ndërprerje të qëndrueshme të armiqësive, për të lehtësuar kthimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve, të ndihmës dhe për zbatimin urgjent të Rezolutës 2712, 2720 dhe 2728 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Refuzimi i Hamasit për të liruar pengjet vetëm sa zgjat konfliktin dhe vuajtjet e civilëve”,-thuhet ndër të tjera në deklaratë.

SHKARKO APP