Gabimi njerëzor që shkatërroi 15 milionë doza vaksinash anti-covid

Në një kohë që bota është e etur për vaksina anti-covid, 15 milionë doza të vaksinës Johnson & Johnson kundër Covid-19 u shkatërruan si pasojë e një gabimi njerëzor. Kompania sqaron se dozat u shkatërruan nga një përzierje e përbërësve në një fabrikë prodhimi në Baltimore.

Gabimi mund të vonojë dërgesat e ardhshme të kësaj vaksine dhe dhjetëra miliona doza që ishin menduar të dërgoheshin në prill, me shumë gjasë nuk do të mund të dërgohen më në afatin e përcaktuar.

Fabrika e prodhimit, e drejtuar nga Emergent BioSolutions, mori 628 milionë dollarë nga administrata Trump vitin e kaluar për të zgjeruar kapacitetin e prodhimit të vaksinave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo ishte ende në pritje të autorizimit të FDA për linjat e saj të prodhimit të vaksinave Johnson & Johnson, dhe ky gabim i madh ka të ngjarë ta vonojë atë më tej. Vaksina Johnson & Johnson funksionon vetëm më një dozë dhe mund të ruhet në frigoriferë të zakonshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?