Gafa e radhës nga Donald Trump, ja çfarë ka bërë kësaj here Presidenti i SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump dallohet për gjestet dhe fjalët e tij, që nuk mund t’i shpëtojnë vëmendjes së publikut dhe medias.

Gjatë një takimi në Samitin e Votuesve të Vlerave të premten në mëngjes, ai tha se ishte takuar me Presidentin e Ishujve Virgin, të prekur nga uragani.

Por Trump kishte takuar  guvernatorin e Ishujve, Kenneth Mapp, pasi ishulli nuk ka një president sepse nuk është shtet më vete por është pjesë e Shteteve të Bashkuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Lashë Teksasin, lashë Floridan dhe Luizianën. Shkova në Porto Riko dhe u takova me Presidentin e Ishujve Virgjin”, tha Trump.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gafa vjen ndërkohë që pak ditë më parë Sekretari i Energjisë Rick Perry bëri një gabim të ngjashëm në Porto Riko.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?