Gambia – “Do të sundoj për 1 miliard vite”

Ish-Presidenti i Gambias, Yahya Jammeh, u largua nga vendi pasi humbi zgjedhjet. Ai ka qëndruar në pushtet për 22 vite radhazi, ndërsa mori një avion me makina e sende luksoze për t’u larguar në mërgim në Guinenë Ekuatoriale. Me vote mori edhe para nga arka e shtetit të varfër, plot 11 milionë dollarë.

Ai u mund nga Adama Barrow, një biznesmen i fuqishëm. Ky i fundit thotë se dëshiron të krijojë një komitet të vërtetë pajtimi për të hetuar akuzat për abuzime me të drejtat e njeriut gjatë sundimit të Jammeh.

Sunduesi u largua edhe me të qarat e shumë njerëz, të cilët kanë përfituar nga pushteti i tij, por shumë të tjerë janë të kënaqur për fundin e një diktature ku nuk respektoheshin të drejtat e njeriut dhe ato të shprehjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, Jammeh meriton të vlerësohet mbase për një vendim të vetëm; largimin në mënyrë paqësore nga pushteti, gjë që ndodh për herë të parë në Gambia që prej pavarësisë së saj nga Britania në vitin 1965.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, ai thuhet se u kërcënua nga shumë vende të Afrikës Perëndimore përfshirë edhe Senegalin se do të dërgonin ushtrinë nëse nuk linte zyrën.

Në një fjalim në televizionin shtetëror, z Jammeh, i cili pat deklaruar se do të sundonte Gambian për 1 miliard vjet, tha se do të largohet dhe se ishte e “domosdoshme të mos derdhej asnjë pikë gjaku”.

“Kam vendosur me ndërgjegje të pastër të heqë dorë nga udhëheqja e këtij kombi të madh me mirënjohje pafund për të gjithë popullin e Gambias”, tha ai.

Megjithatë, ai se ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe ka deklaruar se do të shpallte një qeveri të jashtëzakonshme 90 ditore.

Presidenti kërcënonte me prerje koke homoseksualët, duke i konsideruar si “parazitë” dhe se do të trajtohen si mushkonjat.

Në shtator pohoi se kuronte me banane sëmundjen e AIDS, shpesh vdekjeprurëse në Afrikë. Ai tha se shërimin e kryente të hënave dhe të enjteve.

Jammeh erdhi në pushtet në vitin 1994, pas një grushti ushtarak.

/Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?