“Gangsterët” shqiptarë një hap përpara Britanisë, “The Sun” zbulon metodën e re të bandave

Gazeta britanike “The Sun” shkruan sërish për kalimin ilegal me gomone të shqiptarëve dhe për bandat kriminale shqiptarë që sipas tyre po “pushtojnë” vendin. “The Sun” shkruan se bandat shqiptare kanë gjetur dy rrugë të reja për biznesin e tyre, trafikimin e emigrantëve.

Një ekspert thotë se bandat që kontrabandojnë emigrantë “përshtaten” dhe kanë gjetur mënyra të reja për t’i shpëtuar zyrtarëve kufirit. Në artikull, shqiptarët i konsiderojnë me epitetin “gangster”.

“Personat që kryesojnë bandat kanë shqiptarë në BE, me aftësinë për të krijuar pasaporta false, plotësisht biometrike. Ata mund të krijojnë edhe leje drejtimi false.

Bandat paguajnë nga 2 mijë deri në 3 mijë paund për pasaporta false. Pasi marrin një nga këto, thjesht fluturojnë për në Londër si turistë dhe janë këtu. Bandat kanë përqafuar rrjetet sociale për të reklamuar shërbimet e tyre, kryesisht Tik Tok.

Është një biznes shumëmilionësh. Muajin e kaluar, një shtytje e shitjeve nga kontrabandistët shqiptarë të njerëzve në platformë çoi në nxitimin më të madh të kalimeve përgjatë Kanalit në muajt e fundit. Një ditë, në veçanti u panë 442 emigrantë që mbërrinin me dhjetë varka”,-theksohet në artikull.

SHKARKO APP