Gara presidenciale në SHBA, Senatori Sanders del hapur në mbështetje të Joe Biden
Senatori Berny Sanders i ka dhënë mbështetje ish-nënpresidentit amerikan Joe Biden, për të fituar nominimin e Partisë Demokratike për garën presidenciale në SHBA që mbahet në nëntor të këtij viti.
Sanders, javën e kaluar i dha fund fushatës së tij presidenciale, dhe iu bashkua Bidenit në një aktivitet të fushatës të mbajtur online.
“Kërkoj nga të gjithë amerikanët që të mbështesin kandidaturën tuaj, unë e përkrahë atë”, tha Sanders në një transmetim të përbashkët me Bidenin.
Konventa e Partisë Demokratike, ku nominohet kandidati i saj për zgjedhjet presidenciale në SHBA-së, pritet të mbahen në muajin gusht.
Sanders ka qenë i dyti në renditje për të fituar nominimin, pas ish-nënpresidentit amerikan, Joe Biden.
Pas një serie fitoresh në mars, Biden ka një epërsi në numrin e delegatëve të nevojshëm për të siguruar emërimin e partisë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Nga Partia Republikane për rizgjedhje garon presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump./rel