Garazhet i kishte kthyer në laborator droge, pranga shqiptarit në Itali. I sekuestrohen marijuanë dhe kokainë

Policia italiane zbuloi dy garazhe në një godinë në Montecosaro që ishin kthyer në një magazinë dhe laborator për paketimin e marijuanës dhe kokainës, ndërsa vuri në pranga një 28-vjeçar shqiptar. ‘Ansa’ shkruan se karabinierët sekuestruan rreth 10 kg marijuanë dhe 5 kg kokainë.

Gjatë kontrollit shqiptarit iu gjetën edhe në xhepin e xhaketës së tij 6 gram marijuanë, ndërsa më pas iu zbuluan në shtëpi edhe çelësat e dy garazheve. Mediat italiane raportojnë se droga ishte vendosur në 9 pako.

Tashmë 28-vjeçari ndodhet në burgun Montacuto në Ancona, në pritje të masës së sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?