Gates: 5 muajt e ardhshëm do të jenë “mjaft të zymtë”

Bill Gates ka paralajmëruar që pesë muajt e ardhshëm do të jenë mjaft të zymtë për Shtetet e Bashkuara. Kjo sipas tij, nëse rastet e Covid-19, shtrimet në spital dhe vdekjet nuk ndalojnë së rrituri.

Miliarderi, fondacioni i të cilit ka kontribuar 450 milion dollarë në përgjigjen globale të koronavirusit, i tha NBC’s Today se gjërat mund të kthehen drejt normalitetit në pranverë nëse amerikanët dyfishojnë masat e shëndetit publik tani.

”Kjo është një situatë paradoksale sepse gjërat po përkeqësohen. Katër deri në pesë muajt e ardhshëm duken mjaft të zymtë”,-tha ai. Nga ana tjetër, ai vuri në dukje se gjëja më me ndikim që njerëzit mund të bëjnë tani për të parandaluar rritjen e përkeqësimit ishte mbajtja e distancës dhe e maskave.

Duke folur për zhvillimin e vaksinës, Gates tha se ka të ngjarë që të gjithë kandidatët të kenë sukses duke pasur parasysh normat e efikasitetit nga Moderna dhe Pfizer.

SHKARKO APP