Gati gjyqi ndaj Trump – Seanca fillon të Martën, e 3-ta në historinë e SHBA

Në një kohë që senati amerikan ka hapur gjyqin e “impeachment” për të hequr nga detyra Presidentin Donald Trump, një komision i kongresit ka arritur në përfundimin se, Shtëpia e Bardhë ka thyer ligjin  duke mos i dhënë ndihmën në kuadrin e sigurisë, Ukrainës, ndihmë kjo e aprovouar nga ligjvënësit amerikan. pra, Donald Trump ka shkelur ligjin duke ms i dhënë ndihmat Ukrainës, paçka se, këto ndihma ishin aprovuar nga Parlamenti. Bëhet fjalë për 391 milionë dollarë ndihma në siguri, të destinuara për të luftuar separatistët pro-rus.

Pasi Shtëpia e Bardhë i mbajti këto ndihma, në kundërshtim me ligjin, u detyrua ti përcillte ato pas bërjes publike të skandalit, dhe telefonatës mes Presidentit amerikan dhe atij ukrainas. Demokrati Adam Schiff, i cili drejton ekipin me 7 anëtarë të kongresit të cilët do të shërbejnë si prokurorë, u shfaq në sallën e senatit për të lexuar dy akuzat të cilat u miratuan nga dhoma e ulët më 18 dhjetor, duke akuzuar Donald Trump për abuzim me pushtetin dhe pengesë ndaj kongresit.

Procedurat për nisjen e gjyqit kanë vijuar përgjatë gjithë kësaj jave. Janë rreth 100 senatorë të cilët do të funksionojnë si anëtarë jurie. Ditën e Martë ndërkohë priten fjalimet hapëse të gjyqit, i treti në historinë e shteteve të bashkuara të Amerikës. / SCAN

SHKARKO APP