Gati për luftë, kërcënimi për “vijat e kuqe” (FOTO)

Situata politike e jashtme është në kulmin e kërcënimeve dhe të acarimit mes tyre. Forcat Ruse dhe Iraniane, së bashku kanë përcuar mesazh paralajmërues tek Presidenti i Amerikës, Donald Trump, se do të hakmerren me veprime ushtarake nëse ai nis më shumë sulme ajrore në Siri.

Në një kërcënim ogurzi që ka ngritur mundësinë e luftës, ata thanë se Presidenti Amerikan kishte kaluar “vijën e kuqe” me bombardimet e papritura ndaj forcave të Bashar al-Asadit.

“Nga tani e tutje, ne do të përgjigjemi me forcë ndaj çdo shkelje të linjave të kuqe dhe Amerika e di aftësinë tonë për t’iu përgjigjur sulmeve”,-thanë shefat ushtarak në një deklaratë të përbashkët me grupin militant Hezbollah.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sekretari i Jashtëm Britanik, Boris Johnson, tha se Rusia do të përballet me sanksione të ashpra, nëse nuk tërheq mbështetjen ndaj Assadit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtëpia e Bardhë nga ana tjetër ka theksuar se Koreja e Veriut duhet të marrë veprime të goditjes me raketa kundër Sirisë, si një paralajmërim që Amerika është e gatshme për të ndërmarrë veprime ushtarake kundër vendeve që thyejnë marrëveshjen ndërkombëtare.

Tek një qendër e përbashkët e komandës së Rusisë, Iranit dhe grupit islamik militant Hezbollah, dolën sinjale paralajmëruse ndaj Amerikën se ata nuk do të lejojë sulme të mëtejshme mbi regjimin sirian.

Në një deklaratë të përbashkët, ata u shprehën se: “Ajo që Amerika po bën në Siri, është një agresion që po i kalon linjat e kuqe. Nga tani e tutje ne do të përgjigjemi me forcë ndaj çdo agresori apo shkelje të linjave të kuqe nga kushdo që është dhe Amerika i di aftësitë tona për të reaguar”.

Formulimi duket të jetë një referencë talljeje mbi paralajmërimin që Barak Obama bëri gjatë Presidencës, në vitin 2012 se Assad nuk duhet të kalonte “vijën e kuqe” duke përdorur armë kimike.

Si një shenjë që tensionet janë në rritje, Ambasada Ruse në Londër u përgjigj me zemërim ndaj pretendimeve të G7 ku bëjnë pjesë shtetet si: Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania dhe Amerika, që sot mund të bien dakord të godasin Putinin me kërcënim të sanksioneve nëse ai nuk tërheq trupat nga Siria dhe nëse nuk mbyll mbështetjen e tij për Assadin.

 

Këshilltar i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, McMaster,u shpreh se “sponsorët” e Sirisë: Rusia dhe Irani, janë duke bërë të mundur “fushatën e vrasjeve masive ndaj civilëve”.

Ai tha se SHBA do të ndërmarrë veprime të tjera në Siri, nëse është e nevojshme. “Ne jemi të përgatitur për të bërë më shumë. Presidenti do të marrë çdo vendim që ai mendon se është në interesin më të mirë të popullit amerikan”, deklaroi ai për Fox News.

Burimi: Daily Mail/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?