Gaz lotsjellës, policia bllokon 13 mijë emigrantë
Pamjet e fundit televizive nga kufiri greko-turk në pikën e Kastanjës në lumin Evro tregojnë se emigrantët që qëndrojnë ne pjesen turke hedhin guëë, sende të forta dhe bomba me gaz lotsjellës drejt forcave speciale greke.
Të veshur me maskat mbrojtëse dhe uniformën e veçantë, ata u përpoqën që të shmangin një mësymje të re dhe shpeshherë përdorin edhe ata bomba me gaz lotsjellës. Mësohet se kanë mbërritur mbi 2000 emigrantë e refugjatë të rinj, forcat greke kanë bllokuar gati 10000 hyrje të paligjshme në tokën greke 24 orët e fundit.
“Kufijtë tanë po ruhen dhe po mbrohen në mënyrën më të mirë. Duhet të falenderoj gjithë forcat që operojnë këtu dhe që për ditë me radhë po qëndrojnë këtu për të siguruar paprekshmërinë e kufijve greke dhe atyre evropiane”, u shpreh Nikos Panajotopoulos, ministër i Mbrojtjes.
Megjithë përpjekjet që po bën Greqia për të zbrapsur turmat e emigranteve ne kufirin tokësor me Turqinë në pjesën lindore të vendit, disa barka plot me emigrante kanë mbërritur në ishullin e Lesbos gjatë ditës së diel dhe në disa raste kane qene vete banorët e këtij ishulli qe i kane penguar emigrantet te zbresin prej tyre, në një moment kur gjendja në ishujt e Egjeut është tepër e rënduar.