Gazeta e Beogradit: Putin do ta njohë Kosovën, si një shërbim ndaj Trump

Gazeta më e madhe në Beograd, e cila kontrollohet nga Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic, ka raportuar sot se Rusia do ta njohë pavarësinë e Kosovës duke thënë se në këtë mënyrë Putin do t’ia bëjë një shërbim Presidentit Trump.

Blic paralajmëron se ky është një paralajmërim i një ndryshimi shokues në politikën ruse karshi Kosovës.

Artikulli bazohet në deklaratat e ekspertës britanike të Mary Dejevsky, e cila disa ditë më par ka theksuar se ekziston mundësia që Rusia të pranojë pavarësinë e Kosovës si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë në mes të Uashingtonit dhe Moskës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Putin do të njohë Kosovën, si një shërbim ndaj Trump”, në mënyrë që të nisë era e re e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Gazeta po ashtu i referohet edhe një interviste të Putin ku përmend Kosovën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Putin, në këtë intervistë tha se Perëndimi nuk po e njeh vullnetin e popullit në Krime, ku sipas tij 70% dëshirojnë bashkë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?