FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gazetarët gjobiten pasi kanë punuar pa akreditim

Një gjykatë në kryeqytetin Minsk në Bjellorusi, ka gjobitur dje dy gazetarë të pavarur, pasi i ka shpallur fajtorë se kanë punuar pa akreditim të nevojshëm. Korrespondentët e kanalit televiziv, Belsat, me seli në Varshavë, Katsyaryna Andreyeva dhe Syarhey Klavalyou, janë gjobitur secili me nga 595 dollarë amerikanë. Në shenjë të protestës, gazetarët nuk kanë marrë pjesë në seancën gjyqësore. Dy gazetarë të tjerë të këtij rrjeti televiziv, Ales Silich dhe Maria Artsyabashava, pritet të paraqiten në gjykatë me akuza të njëjta Grupi Reporterët pa Kufij dje e ka dënuar atë që tha se ishte ndjekje gjithnjë e më intensive e gazetarëve të pavarur në Bjellorusi, duke i përmendur proceset kundër gazetarëve të rrjetit Belsat. Ky grup ka theksuar se duke mos lejuar që mediat e jashtme, sikur që është Belsat, të hapin zyre në Minsk, autoritetet i detyrojnë korrespondentët e këtij rrjeti, që të punojnë pa akreditime.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?