Gazetari britanik: Johnson dështoi në parandalimin e përhapjes së Covid-19

Richard Horton, kryeredaktori i revistës mjekësore The Lancet, deklaroi se qeveria e Britanisë së Madhe dështoi ndaj pandemisë së koronavirusit duke mos e parandaluar përhapjen e saj në vend.

“Qeveria britanike dështoi, sepse ministrat nuk zbatuan këshillat e OBSH-së për” testimin, testimin, testimin e çdo rasti të dyshuar. Ata nuk izoluan popullatën dhe nuk gjurmuan kontaktet. Këto parime themelore të shëndetit publik dhe kontrollit të sëmundjeve infektive u injoruan, për arsye që mbeten të errëta”, shkroi Horton në një artikull të botuar për revistën mjekësore ditën e sotme, shkruan CNN.

“Britania e Madhe tani ka një plan të ri por ky plan ka ardhur shumë vonë duke e lënë Institutin e Shëndetit Kombëtar në vend të papërgatitur për mbingarkimin e pacientëve të sëmurë rëndë”, shtoi ai.

Rritja e rasteve: Autoritetet shëndetësore britanike njoftuan 181 vdekje të tjera të premeten e 27 marsit, duke e çuar numrin e vdekjeve në 759. Më shumë se 14,500 të infektuar janë regjistruar, por pasi Britania e Madhe nuk po teston masivisht, numrat reale të të prekurve ka të ngjarë të jenë shumë më të larta.

Si po e zgjidh Britania e Madhe shpërthimin e pandemisë? Qeveria britanike, e kritikuar për fillimin e saj më pak agresiv në përgjigjen ndaj pandemisë, është përpjekur për masa të reja për të ulur kurbën e rasteve të reja Covid-19 pasi një studim i profilit të lartë zbuloi se koronavirusi mund të mposht numrin e shtretërve të kujdesit intensiv dhe të çojë deri në 250,000 viktima në Britaninë e Madhe.

Zyrtarët e infektuar: Masat e Mbretërisë së Bashkuar ndaj pandemisë së koronavirusit kur Kryeministri Boris Johnson dhe ministri i tij i lartë i shëndetësisë rezultuan pozitivë në testin për Covid-19 dhe këshilltari kryesor i tij mjekësor u izolua pasi shfaqi simptoma.

SHKARKO APP