Gazetari filmon Putin dhe Bashir Al Assad teksa tallen me Trump

Presidenti Putin zhvilloi një vizitë surprizë në Siri ku bisedoi me homologun Bashar Al Assad rreth zhvillimeve të fundit në vend. Megjithatë ajo që bëri më shumë bujë se vetë vizita është një video ku ata bëjnë shaka për presidentin, Donald Trump.

Në videon e publikuar online nga një gazetar rus, liderët shfaqen duke biseduar në një Kishë Ortokdse greke për një histori të Biblës që flet për konvertimin e Saulit në të krishterë gjatë rrugës së tij për në Damask.

Historia vijon më tej me Zotin që e godet persekutorin e të krishterëve, i cili u kurua dhe u kthye në rrugën e besimit.

Në këto momente dëgjohet Assad që shprehet:

“Sikur të udhëtonte dhe Trump drejt Damaskut, do të kthehej në rrugën e duhur”.

Të dy liderët më pas qeshën, dhe Putin e shtyu Assad që t’i dërgonte një ftesë kreut të Shtëpisë së Bardhë. Assad më tej tha “Jam gati ta ftoj”, me Putin që i përgjigjet duke buzëqeshur “Do ti them atij”.

YouTube player

SHKARKO APP