Gazetari i Le Iene: 30 ditë pa simptoma por jam ende i prekur me Covid-19

Një nga gazetarët e infektuar të Le Iene, ka treguar historinë e infeksionit të tij me koronavirus. Alessandro Politi, tregoi se prej 30 ditësh rezulton i infektuar me Covid-19, dhe pse nuk ka asnjë simptomë.

“Më 7 mars u zgjova me një dhimbje koke të fortë, ethe të lartë dhe pak kollë. U përpoqa në çdo mënyrë të bëj një tampon pasi ata nuk donin ta bënin sepse simptomat e mia nuk ishin aq serioze. Në fund, stafi mjekësor pranon. Surpriza është se në të njëjtën mbrëmje, ethet ikën me një takipirinë, dhe ditën e tretë nuk kisha asgjë.

Nëse nuk do të kisha bërë tamponin, do të kisha menduar për një grip. Pas 17 ditësh më bëhet tamponi i dytë dhe jam akoma plotësisht pozitiv. Më 3 Prill unë bëj tamponin e tretë të kontrollit. Në këtë pikë, unë jam rreth 30 ditë pa simptoma, por edhe tani përgjigja është plotësisht pozitive ”, tregoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?