Gazetarja po raportonte live, i ndodh ajo që nuk e priste
Çdo njeri njeh këtë ndjenjë: Frika se do të ndodhë diçka që do të turpërojë publikisht gjatë transmetimit live.
Dhe pikërisht kjo i ka ndodhur gazetares Wendy Berch, e cila ndërsa raportonte për kanalin e saj televiziv KTLA 5, është mbuluar nga të vjellat e njerëzve që po intervistonte.
Berch duhej të raportonte nga famëkeqi “Iron Man” në Hermosa Beach, Los Angeles. “Iron Man” është një garë sportive ku përfshihen: ecje 1 milje nëpër rërë, not 1 milje në det dhe më pas të jepen për të pirë 6 shishe birre.
Kjo ka bërë që njerëzit, pjesëmarrës në garë të ndihen keq dhe kanë shpërthyer në të vjella ndërkohë që gazetarja po intervistonte një prej konkurentëve. Por përsëri ajo nuk është dorzuar dhe mundohet të fillojë intervistën normalisht.

KOHA JONË SONDAZH

