“Gazi po shuan njerëzimin” (FOTO)
Imazhet e viktimave, përfshirë shumë fëmijë si ata luftojnë për të marrë frymë, janë një kujtesë tronditëse për botën se lufta e gjatë në Siri është larg përfundimit.
Sulmi i së martën në provincën veriperëndimore Idlib, besohet se ka vrarë të paktën 100 njerëz, sipas grupeve të cilët monitorojnë luftën. Më shumë se 100 të tjerë u plagosën.
“Spitali tani është tejmbushur me pacientë”, tha Dr. Shajul Islam, një mjek i cili postoi një video të martën për të treguar sulmin. “Askush nuk është duke bërë asgjë për të ndaluar këto sulme me gaz”.
Ekspertët e armëve kimike thonë se analiza e hershme e sulmit në qytetin e mbajtur nga rebelët e Khan Sheikhoun, me përdorimin e gazit sarin, po vrasin njerëzimin. Simptomat e zakonshme janë; mbytje, konvulsione dhe shkumë në gojë.
Ky është një përshkallëzim i qartë, madje edhe në një konflikt ku armët kimike janë përdorur shumë herë.
BE dhe Turqia kanë akuzuar Assadin për sulmin. Franca ka kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë të OKB. “Këto veprime të urryera të Bashar al Assadit janë pasoja të dobësisë dhe pasigurisë së administratës së kaluar”, ka akuzuar zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer.
Prej shumë orësh qarkullojnë në internet fotografi dhe filmime të rënda, që tregojnë pasojat e bombardimeve.
/Koha Jonë R.Sh


KOHA JONË SONDAZH

