Genocidi – Një popull pa atdhe, si po masakrohen mijëra myslimanë Rohingya

Trupat e 20 myslimanëve Rohingya u nxorën nga një lumë të enjten përgjatë kufirit të Myanmarit dhe Bangladeshit, nëpër të cilin mijëra njerëz kanë ikur gjatë kësaj jave.

Rreth 18.500 myslimanë Rohingya kanë lënë shtëpitë e tyre që nga e premtja si pasojë e sulmeve dhe dhunës së vazhdueshme që po vijon prej ditësh në Myanmar (Burma), bën me dije Organizata Ndërkombëtare për Migracionin.

Eksodi filloi javën e kaluar pasi qeveria e Myanmarit intensifikoi “operacionet e spastrimit” pas një sulmi të militantëve Rohingya në pikën kufitare, duke lënë të vdekur 12 zyrtarë të sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rohingya, një pakicë myslimane në Burma kryesisht budistë, konsiderohet si një nga popujt më të përndjekur në botë. Myanmar, i njohur edhe si Burma, i konsideron ata pjesë të Bangladeshit, ndërsa ky i fundit thotë se ata janë burmezë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trupat e 12 fëmijëve dhe tetë të rriturve u nxorrën të enjten herët nga lumi Naf, tha për CNN, Ariful Islam, oficeri komandues i Gardës Kufitare të Bangladeshit në Teknaf.

Sipas tij, viktimat dyshohet se udhëtonin në një anije në tentativë për të arritur në Bangladesh.

“Situata nuk është e mirë. Rohingyas po vijnë të gjithë për të shpëtuar. Nga këtu ne mund të shohim tymin në anën tjetër, dëgjojmë zjarrin, zjarret janë të shpeshta. Fluksi i të ikurve po shtohet përditë”.

Ndërkohë nëpër rrjete sociale vinë imazhe tronditëse, sesi popullsia civile po masakrohet, gjymtohet, vritet në mënyrën më barbare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?