George Floyd vdiq nga mungesa e oksigjenit

Ndaj 46-vjeçarit u ushtrua forcë vdekjeprurëse në organet e frymëmarrjes

“I mbajtën gjurin mbi trup për 3 minuta e 27 sekonda pas frymës së fundit”

Ekspertët i thanë gjykatës të enjten se afroamerikanit George Floid vitin e kaluar nuk vdiq pse kishte konsumuar drogë apo medikamente, por prej forcës vdekjeprurëse të policëve që po tentonin ta arrestonin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkaktari kryesor i dyshuar për vdekjen është polici Derek Chauvin bashkë me tre kolegët e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vdekja e afroamerikanit, George Floyd tashmë një simbol i luftës kundër racizmit dhe dhunës policore, vlerësohet se erdhi si pasojë e mungesës së oksigjenit gjatë arrestimit, mbrëmjen e 25 majit 2020.

Të enjten vijoi gjyqi ndaj ish-policit Derek Chauvin dhe oficerëve të akuzuar për ngjarjen që tronditi Amerikën.

Ekspertët e policisë dhe mjekësisë dëshmuan për forcën vdekjeprurëse që u ushtrua ndaj Floyd-it, siç ishte shtypja me gju e organeve të frymëmarrjes nga ana e policëve të pandehur.

Doktori pneumolog, Martin Tobin, e përjashtoi si mundësi pretendimin e palës mbrojtëse se frymëmarrja ishte ngadalësuar nga qetësuesit që viktima kishte konsumuar më parë.

“Faktorët kryesorë që penguan frymëmarrjen ishin shtrirja e z. Floyd në tokë, prangosja në vend, pesha me gju mbi qafë, pastaj mbi shpinë dhe anash. Pasi mori frymën e fundit, gjunjtë peshuan mbi të edhe për 3 minuta e 27 sekonda. Edhe kur policët e panë që nuk kishte më puls, gjuri i qëndroi sipër edhe 2 minuta e 44 sekonda të tjera.“- Dr Martin Tobin

Shefi i policisë së Mineapolisit ku ndodhi ngjarja dëshmoi këtë javë se oficerët nuk ishin trajnuar për të vepruar në atë mënyrë me të dyshuarit.

I pandehuri Chauvin, që rrezikon deri 40 vite burg për vrasje, akuzohet se ushtroi presion mbi trupin e 46-vjeçarit për 9 minuta me radhë.

Floyd u ndalua pas denoncimit se kishte përdorur para false për të blerë një paketë cigaresh, por refuzoi t’i bindet urdhrit për shoqërimin në polici.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?