George Floyd/ Video-ja e fundit para vdekjes
“Zoti polic, të lutem mos më qëllo. Të lutem mik”. Imazhet dramatike të kamerave të dy prej tre agjentëve të akuzuar për vrasjen e George Floyd në Minneapolis, janë publikuar ekskluzivisht nga tabloidi britanik Daily Mail. Transkriptet ishin shpërndarë më herët.
Duke iu lutur policëve shihet tani Floyd, i terrorizuar, kur një nga agjentët i drejton pistoletën në kokë. Nëntë minuta më pas, ai vdes i mbytur nga presioni i gjurit të një polici tjetër. Pamjet tregojnë në detaje vuajtjen e afro amerikanit dhe se si agjentët kanë injoruar kërkesat e tij për mëshirë. Këto imazhe tregojnë Floyd që kërkon t’i bëjë rezistencë tentativës së agjentëve par ta ngjitur në pjesën e pasme të makinës, duke u thënë se vuante nga klaustrofobia dhe ankthi.
Më pas, vijnë momentet më dramatike: agjenti Derek Chauvin, iu vendos gjurin mbi qafë për thuajse nëntë minuta, duke shkaktuar vdekjen e tij e duke injoruar britmat e përsëritura të Floyd, ‘nuk mund të marr frymë’. “Me sa duket do të vdes kështu”, pëshpërit në fund Floyd duke parashikuar kështu fatin e tij.