Georgia Meloni mund të hyjë në historinë e Italisë
E ardhmja politike e Italisë duke se do të shkojë djathtas sipas të gjitha sondazheve dhe analistëve që njohin mirë politikën atje.
45-vjeçarja Georgia Meloni një yll në ngritje, pas kësaj të diele mund të bëjë histori, jo vetëm për shkak të gjinisë së saj, por sepse ajo drejton një parti që është më në të djathtë se çdo lëvizje politike kryesore që Italia ka parë që nga ditët e ish-udhëheqësit të saj fashist, Benito Musolini.
“Për ne politika do të thotë dashuri dhe jo urrejtje. Është një mision për t’u shërbyer qytetarëve dhe jo një kryqëzatë kundër armiqve tanë. Ky është një ndryshim thelbësor mes nesh dhe partive të majta. Kontrabandistët duhet të kenë frikë nga ne sepse koha e tyre për të bërë më shumë para ka mbaruar . Ata duhet të kenë frikë nga ne të gjithëve, trafikantët e drogës, përdhunuesit, rrëmbyesit, gënjeshtarët, hajdutët, camorra, mafia, Ndrangheta. Këta njerëz duhet të kenë frikë ne, po. Italianët e mirë nuk duhet të kenë frikë nga ne”.
Partia ka një agjendë, rrënjët e së cilës vijnë nga euroskepticizmi. Ajo vë në dyshim hapur të drejtat e LGBTQ+ dhe abortit, synon të frenojë imigracionin dhe duket e fiksuar me idenë se vlerat tradicionale dhe mënyrat e jetesës janë nën sulm për shkak të çdo gjëje nga globalizimi te martesat e të njëjtit seks.
Nëse partia e Melonit fiton, mund të konfirmojë shumë mirë se një valë populiste e ringjallur që ka përfshirë Europën është këtu për të qëndruar.