“Gjaku” mbulon institucionin e rendësishëm në Francë, mesazhi i fortë

Një grup protestuesish në Francë e kanë hedhur bojë të kuqe në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë në vend.

Boja u përdor me ngjyrë të kuqe në mënyrë që të simbolizonte ata që humbën jetën nga Covid-19 si dhe kushtet jo të mira në të cilat kanë punuar personelet shëndetësore.

Shumë prej demostruesve ishin pjesë e Shoqatës për Taksimin e Transaksioneve Financiare dhe Veprimit të Qytetarëve, një grup aktivistësh të krahut të majtë. Në këtë protestë morën pjesë rreth 30 vetë.

Dy shoqatat në fjalë kanë kritikuar qeverinë franceze për mënyrën sesi i kanë trajtuar punonjësit e shëndetësisë, duke përfshirë këtu edhe ofertën e vendit për t’u ofruar medalie stafeve spitalore.

“Ne jemi këtu që të tregojmë mbështetjen tonë për stafin mjekësor që kanë qenë në linjën e parë gjatë kësaj krize, por sidomos për të kërkuar që ata të kenë të gjitha gjërat e nevojshme në punë, që të kenë mundësi të kujdesen për ne ashtu siç duhet,” zëdhënësi i një prej shoqatave u shpreh.

Kjo ishte protesta e parë e nisur nga punonjësit e shëndetit, që nga lehtësimi i masave në Francë.

French activists of Attac stage a flash protest outside the French Health Ministry in support of medical workers, in Paris, France, Saturday, June 20, 2020. French hospital workers and others are protesting to demand better pay and more investment in France’s public hospital system, which is considered among the world’s best but struggled to handle a flux of virus patients after years of cost cuts. (AP Photo/Rafael Yaghobzadeh)

/abcnews.al/

SHKARKO APP