Gjashtë milionë maska të porositura nga Gjermania, “zhduken” në Kenia
Gjashtë milionë maska mbrojtëse për fytyrën, të porositura nga Gjermania për të parandaluar infeksionet e mëtejshme nga koronavirusi, kanë humbur, raportoi The Reuters.
”Porosia për maskat, sipas standardeve të rekomanduara nga OBSH, u zhduk pa lënë asnjë gjurmë në një aeroport në Kenia”, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes.
Ai shtoi se kjo ministri po heton ngjarjen.
Maska FFP2, të cilat filtrojnë më shumë se 90% të grimcave, u porositën nga autoritetet doganore gjermane me ndihmën e Ministrisë gjermane të Shëndetësisë.