Gjashtë të vërtetat për Jezu Krishtin në Islam

Krishtlindja përkujton lindjen e Jezuit dhe është një festë e madhe në të gjithë botën për të krishterët.

Por, shumë njerëz nuk e dinë se Jezui është një figurë e rëndësishme në Islam, megjithëse shumica e myslimanëve nuk i festojnë Krishtlindjen. Më poshtë, janë 6 gjëra që mbase nuk i keni ditur për rolin e Jezuit dhe nënës së tij në Islam.

1-Jezui, Maria dhe engjëlli Gabriel janë në Kuran (siç janë edhe një sërë profetësh të tjerë si Adami, Noe, Abraham, Mesiu që të gjithë janë edhe në Bibël).

Swiss Digital Desktop Reklama

2-Myslimanët besojnë se Jezusi (në Islam njihe si Isa) është një nga profetët e mëdhenj të Zotit dhe u lind nga virgjëresha Mari dhe se ai do të kthehet në tokë-sipas Islamit-përpara Ditës së Gjykimit për të rivendosur drejtësinë në botë dhe për të mposhtur Mesinë e Rremë, i njohur ndryshe edhe si antikrishti. Kjo tingëllon normale për shumë të krishtere, por është gjithashtu normale edhe për shumë myslimanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

3-Maria (në Islam njihet si Merjem) ka një kapitull të tërë në Kuran me ermin e saj. Është kapitulli i vetëm që lidhet me një figurë femërore dhe është gruaja e vetme që përmendet në të gjithë Kuranin. Gratë e tjera përmenden në mënyrë dytësore për shkak të lidhjeve që kishin me Adamin, apo nëna e Mesiut apo mbretëresha e Shebës. Maria është përmendur më shumë në Kuran se sa në Dhiatën e Re.

4- Ashtu si me të gjithë profetët e tjerë, përfshirë Muhamedin, myslimanët recitojnë: “Paqja qoftë mbi të” çdo herë që i referohen Jezuit.

5- Myslimanët besojnë se Jezui ka kryer mrekulli. Disa prej mrekullive që përmenden në Kuran të Jezuit është shërimi i lebrozës, kthimi i shikimit për të verbrit, ringjallja e të vdekurit dhe dhënia e frymës për zogjtë prej balte, pra duke i shndërruar ato në krijesa prej mishi.

6-Historia e lindjes së Jezusit siç thuhet në Kur’an është edhe historia e mrekullisë së tij të parë, pasi ai fliste që foshnjë dhe e shpalli veten profet të Perëndisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?