Gjenden edhe dy trupa në një nga kabinat e jahtit luksoz që u mbyt në brigjet e Siçilisë. Anija u ndërtua në 2018

Këtë të mërkurë janë gjetur edhe trupat e pajetë të dy prej gjashtë personave të zhdukur, pasi jahti luksoz Bayesian u mbyt në brigjet e Siçilisë, duke e çuar numrin e të vdekurve në tre. Trupat e pajetë u gjetën në një kabinë pas mobiljeve dhe dyshekëve në kuvertën e poshtme të varkës, por ende nuk është kryer identifikimi i tyre.

Seanca e marrjes në pyetje të 51-vjeçarit James Catfield, zgjati mbi dy orë. Prokurorët e Termini Imerese dëgjuan rrëfimin e tij për të rindërtuar fazat dramatike të fundosjes dhe për të marrë detaje teknike të dobishme për hetimet. Tetë zhytës nga e gjithë Italia dhe 20 deri në 50 persona nga urgjenca kanë punuar me përpikëri gjatë dy ditëve të fundit për t’i gjetur të zhdukurit.

Corriere della Sera raporton se “The Italian Sea Group”, pronar të grupit Perini të Viareggio, që ndërtoi anijen me vela në vitin 2008, pretendon faktin se nga gjetjet e rojës bregdetare, direku nuk u thye, byku është i paprekur dhe nuk ka rrjedhje, kapakët janë të mbyllura dhe dritaret po ashtu të paprekura.

SHKARKO APP