Gjenden të vdekur 50 emigrantë brenda një kamioni
Të paktën 50 emigrantë kanë humbur jetën në një kamion në Austri, raportojnë autoritetet vendase. Emigrantët u gjetën në provincën lindore të Burgenland.
“Për fat të keq ka shumë të vdekur. Duket se janë refugjatë, por nuk jam i sigurt se sa persona janë në kamion”, ka thënë një dëshmitar në vendin e ngjarjes.
Mjeti ndodhet që ditën e djeshme aty dhe vetëm sot është bërë i mundur gjetja e tij. Mendohet se viktimat kanë vdekur më përpara dhe trupat kanë filluar të dekompozohen. Ministri i Brendshëm i Austrisë, Johanna Mikl-Leitner tha se është “një ditë e zezë” dhe se mendja jonë është tek viktimat dhe familjarët e tyre.
Ende nuk dihen shkaqet që dërguan në vdekjen e këtyre personave, por mësohet se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Kohët e fundit shumë emigrantë nga Afrika dhe sidomos nga Siria i janë drejtuar vendeve evropiane për një jetë më të mirë dhe larg luftës.