Gjenerali gjerman i NATO-s, Maik Keller: Ukraina ka përmirësuar aftësinë për të goditur Rusinë
Ukraina ka përmirësuar ndjeshëm aftësinë e saj për të goditur objektivat ushtarake brenda Rusisë, tha sot gjeneralmajori gjerman Maik Keller, duke theksuar përparimet në personel, pajisje dhe trajnim.
“Ukrainasit po bëhen më të mirë në arritjen e objektivave ushtarakisht të rëndësishëm në brendësi të Rusisë. Kjo është një çështje aftësie, dhe aftësi do të thotë personel, materiale dhe trajnim”, tha ai.
Keller shërben si zëvendëskomandant i Ndihmës dhe Trajnimit të Sigurisë së NATO-s për Ukrainën (NSATU), e cila koordinon mbështetjen e aleancës nga baza e saj në Kazermat Lucius D Clay në Wiesbaden, Gjermani.
Ekspertë nga 30 vende, përfshirë partnerët që nuk janë anetarë të NATO-s, Australinë dhe Zelandën e Re, si dhe vetë Ukrainën, punojnë në Wiesbaden për të siguruar që nevojat e Kievit për armë, municione, pjesë këmbimi dhe pajisje të përmbushen.
Misioni gjithashtu këshillon Ukrainën dhe i përshtat forcat e saj me standardet e NATO-s.
Sipas gjeneralit të NATO-s, dronët janë një shembull kryesor se si Ukraina ka përparuar në luftë.
Deklarata e Keller vjen ndërsa Berlini premtoi 300 milionë euro për të ndihmuar Ukrainën të prodhojë mijëra dronë me rreze të gjatë veprimi.
Kievi, kohët e fundit ka shtuar sulmet e tij, duke shënjestruar rafineritë ruse të naftës dhe infrastrukturën e rëndësishme për prodhimin e naftës dhe benzinës.
KOHA JONË SONDAZH

