Gjenevë, festivali i fishekzjarreve
Një nga spektaklet më të mëdha në botë të fishekzjarreve, finalja e festivalit të përvitshëm veror në Gjenevë, ka tërhequr me mijëra vetë në qytet këtë fundjavë.
Spektakli mahnitës mbi liqenin e Gjenevës zgjati për 50 minuta dhe u shoqërua me një mori sekuencash muzikore. I krijuar 94 vite më parë, Festivali i Gjenevës është një shfaqje 10-ditore, që mbahet çdo vit në ditët e para të gushtit, duke pritur shumë koncerte dhe spektakle, performanca në rrugë dhe gara.
Është shfaqja më e rëndësishme turistike në Zvicër, me rreth 1.2 milionë njerëz që marrin pjesë në festival çdo vit. Sipas zëdhënësit të festivalit, shumë turistë, kryesisht nga Lindja e Mesme, por edhe nga SHBA, Britania dhe Franca, marrin pjesë në shfaqjen që konsiderohet një ndër më të mirat në Europë.
“Ky festival është ndërkombëtar, së pari sepse është i famshëm falë fishekzjarreve të tij muzikore që zgjasin për thuajse një orë. E në këtë festival ka aq shumë fishekzjarre sa nuk mund të shohësh diku tjetër në botë. Ndaj, ky është vendi i duhur për ata që i pëlqejnë fishekzjarret. Ata e dinë këtë dhe vijnë”, tha Bernard Cazaban, zëdhënës i festivalit./TCH/
KOHA JONË SONDAZH

